Liçensimet

Informacion mbi Liçensimet

Unioni i Boksit Shqiptar, si i vetmi organizëm që ka të drejtë organizimin dhe monitorimin e sportit të boksit profesionist në Republikën e Shqipërisë, gëzon të drejtën të antarësojë, duke liçensuar:
Organizatorë (Promotorë), Menaxherë, Matchmaker, Trajnerë, Refere, Gjyqtarë, Mjek dhe Boksierë. Aplikimet për liçensim duhet të bëhen në zyrën e UBSH.
Liçensat që mund lëshohen janë:

Çdo i liçensuar do të rregjistrohet në databasën e Federatës dhe do të afishohet në webfaqen zyrtar të UBSH-së (përjashtohen liçensat emergjente dhe të përkohshme).

Çdo aplikanti do t‘i lëshohet një liçense, nëse ai nuk e posedon një liçense të ngjashme nga ndonjë Federatë homologe të një shteti tjetër. Lëshimi do të bëhet nga Këshilli Drejtues.

Boksierët që zotërojnë një liçensë nga një Federatë e një shteti tjetër dhe dëshirojn të marrin liçensën e UBSH-së, duhet të paraqesin një leje kalimi zyrtare nga Federata që vjen.

Kur liçensës së marrë në një shtet të huaj i ka skaduar afati, atëhere aplikanti lejohet të marrë liçensën nga UBSH.

Në zyrën e UBSH-së do të lëshohet një ID Liçensë e cila kërkohet në organizime të ndryshme ose me kërkesë të zyrtarëve.

Liçensimi për boksier profesionist lëshohet vetëm për persona të cilet i kanë mbushur 18 vjeç. Në rrethana të jashtezakonshme Këshilli mund të vendos edhe për lëshimin e një liçense për persona nën moshën 18 vjeç, nëse paraqitet kërkesa me shkrim e prindit apo personit kujdestar, si dhe për interesa sportive dhe për suksese të boksierit.

Liçensa për boksierët meshkuj nuk lëshohet për moshën mbi 50 vjeç dhe për boksierët femra mbi moshën 40 vjeç.

Pranimi i një boksieri profesionist varet prej nënshtrimit të kontrollit mjeksor duke kryer detyrimisht analizat:

  • Rezonanca Magnetike e Kokës me datë
  • Okulisti me datë
  • EEG me datë (Neurologu)
  • ORL me datë
  • EKG me datë (Kardiologu)
  • Gjak komplet me datë
  • Grupi i gjakut dhe rrezusi (Factor Rh)
  • Urine komplet me datë
  • Anti HIV/HIV2 (testi AIDS) me datë
  • Hepatiti B, C me datë

Të gjitha analizat e sipërshënuara dorëzohen e depozitohen në UBSH dhe kontrollohen me përgjegjësi nga mjeku i UBSH-së. Për të gjitha analizat mjkësore shpenzimet i takojnë vetë personit.

Boksierët e huaj, mbartësit e liçensës dhe bashkëpunëtorët që marrin pjesë në organizimet e UBSH duhet të kenë dëshmin e liçensimit te një federatë të pranuar më vete.

Arbitrat dhe gjygjtarët nuk lejohen të ushtrojnë ndonjë aktivitet tjetër (përvec matësit të kohës). Liçensimi për herë të parë i arbitrave dhe gjygjtarëve nuk bëhet për persona me moshën më të madhe se 60 vjeç. Megjithatë ata mund të veprojn në UBSH deri në moshën max.70 vjeç. Në rastet e vecanta individuale me vendim nga Këshilli mund të mos zbatohet mosha. Për liçensim, i liçensuari duhet ti nënshtrohet një testi për shikimin dhe dëgjimin. Shpenzimet i merr përsipër i liçensuari. Boksierët që vijnë nga jashtë vendit duhet të zotërojnë një leje për të boksuar nga federata të cilës i përkasin. Boksieri i liçensuar pranë UBSH-së të gjitha korrespodencat me Federatat e huaja, Evropiane dhe Botërore apo me Institucione duhet ti bëj përmes UBSH-së. Të gjitha liçensat duhet të jepen nga UBSH. Shuma e tarifës caktohet nga Këshilli i Federatës në Rregulloren e Tarifave. Zhvillimi i aktiviteteve pa liçensë në boksin profesionist është i ndaluar rreptësisht. Të gjithë të liçensuarve të cilët në një fare mënyre edhe nëse nuk i shkelin të drejtat sportive, dëmtojnë boksin profesionist ideologjikisht apo materlialisht mund t‘ ju pezullohet liçenca përkohësisht ose përgjithmonë. Për pezullimin e liçensës apo tërheqjen e liçensës duhet njoftuar me shkrim personi në fjalë, dhe pezullimi fillon qysh nga dita e njoftimit të bllokimit.


Dokumentacioet, si tarifat dhe formularin e liçensimit i gjeni në linkun me poshtë, shkarkoni formularin dhe dërgojeni atë të skanuar bashkë me mandatin e pagesës apo nr e referencës nëse pagesën e kryeni online.