I mirënjohuri ynë Florian Marku nënshkruan me Matchroom Boxing në Britani. Ky lajm u bë zyrtar si fillim nga promotori i njohur Eddie Hearn dhe vetë boksieri ynë e menaxheri i tij. Matchroom boxing është një ndër kompanitv lider në botë dhe ky është një lajm i jashtëzakonshëm për boksin shqiptar. Marku hedh një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e tij për të arritur qëllimin unik për tu shpallur kampionë bote. Kujtojmë se përvec Markut edhe shqiptari tjetër Reshat Mati në Amerikë është pjesë e kësaj kompanie. Urimet më të sinqerta shkojnë për të nga i UBSH dhe gjithë Shqipëria. Florian Marku është boksier i cili bokson nën licensën e Unionit të Boksit Shqiptar dhe ne jemi shumë krenarë me të.